Organi i futbollit botëror, FIFA ka përditësuar edhe renditjen e kombëtareve në bazë të paraqitjeve të fundit. Kombëtarja shqiptare e futbollit humbet dy pozicione nga dhjetori i 2022, teksa tanimë gjendemi të 68 në botë. Duket se paraqitjet zhgënjyese në eliminatoret e fundit dhe nisja “jo” me Poloninë, kanë bërë që “Shqiponjat” ta gjejnë veten poshtë Maqedonisë së Veriut, Katarit apo edhe Xhamaikës.
Vendi i parë në renditjen e FIFA-s i takon kampionëve të botës, Argjentinës. Vendi i dytë për Francën, me Brazilin që në katër muaj sheh të zbresë nga froni i futbollit botëror duke u renditur vetëm në vendin e tretë.