nstitucioni më i madh i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e Kombëtareve për muajin tetor. Si pasojë e barazimit kundër Jordanisë në miqësore dhe humbjes me Izrealin në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka zbritur tre pozicione nga muaji i kaluar, duke u renditur të 60-ët me 1372 pikë.
Ndryshe nga kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci, Kosova vijon rritjen permanente, pavarësisht se për këtë muaj ka fituar vetëm 1 pozicion. Ekipi i drejtuar nga Shaland renditet i 137 në botë, me 1092 pikë.
Vendi i parë ndërkohë vijon të jetë i pandryshuar. Udhëheq Belgjika me 1733 pikë, ndërsa menjëherë pas saj vjen Franca kampione bote e cila ka 1729 pikë. Në podium edhe Brazili, i cili vijon në të njëjtin pozicion si muaji i kaluar me 1669 pikë.