KUQ E ZINJTË NGJITEN NË VENDIN E 36-të. ARGJENTINA SPOSTON GJERMANINË. Kombëtarja shqiptare vazhdon të regjistrojë rekorde pozitive nën drejtimin e teknikut italian, Xhani De Biazi. Këtë rradhë është thyer rekordi i pozicionit më të lartë të arritur ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Mbas fitores 1-0 ndaj Francës në miqësoren e 13 qershorit, kuqezinjtë në renditjen e korrikut kanë kapërcyer plot 15 vende, duke u ngjitur nga vendi i 51-të në vend të 36.

Rekordi i mëparshëm mbahej po nga kombëtarja e drejtuar nga De Biazi, vendi i 37 i arritur në korrik 2013 mbas barazimit 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa” për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014. Përsa u përket skuadrave të tjera të Grupit I eliminator të Euro 2016 ku bën pjesë edhe ekipi jonë kombëtar, Portugalia mbetet në vendin e shtatë, Danimarka fiton 5 pozicione dhe ngjitet në të 24-tin, ndërsa Serbia është e 43-ta pasi ka ngjitur 2 pozicione dhe Armeni renditet në vendin e 89-të. Rënditjen e FIFA-s e kryeson Argjentina që ndiqet nga Gjermania dhe Belgjika duke plotësuar 3-shen e parë. Në vendin e katërt është Kolumbia dhe poshtë saj vijnë Hollanda, Brazili dhe Portugalia. Surprizë është Rumania që është veten në vendin e 8 pas rezultateve pozitive në këto eliminatore dhe 10-shja më e mirë mbyllet me Anglinë në vendin e 9 dhe Uellsin në vendin e 10.

Artikulli paraprakZMIJANI: PRES TË TJERA PËRFORCIME PËR SEZONIN E RI
Artikulli tjetërÇFARË RRËFEU SOKOL MJAÇAJ PËR NGJARJEN ?!