Ditën e sotme u hodh shorti për të përcaktuar se si do të jetë renditja e kandidatëve dhe subjekteve garuese në zgjedhjet e 14 majit. Sipas shortit, në listën e partive politike, në krye është koalicioni “Bashkë Fitojmë’, drejtuar nga Partia e Lirisë së Metës, ndërkaq kandidatët e koalcionit për kryebashkiakë vijnë nga PD-ja e drejtuar prej Berishës. E dyta në listë, është përcaktuar PS, ndërsa Partia Demokratike është e nënta për t’u ndjekur nga Partia “Aleanca Progresiste L.ZH.K”.
REZULTATET E SHORTIT
Sipas rezultateve të shortit renditja e subjekteve në fletën e votimit do të jetë si më poshtë vijon:
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
“Partia Socialiste e Shqipërisë”;
“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
“Partia Republikane Shqiptare”;
“Partia Levizja e Legalitetit”;
“Partia Demokracia Sociale”;
Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë“;
“Partia Socialdemokrate”;
“Partia Demokratike”;
Partia “Aleanca Progresiste L.ZH.K”;
Partia “Fryma e Re Demokratike”;
Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
“Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;
Partia “Bindja Demokratike”;
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”;
“Partia Balli Kombëtar”;
Partia”Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
Partia “Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
Partia “Fronti i Majtë”
“Partia Unitetit Kombetar”;
“Partia e Gjelbër”;
“Partia Konservatore”;
Partia “Lëvizja e RE”;
Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
“Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë”;
Partia “Aleanca Maqedonasve për Integrimin Europian”;
“Partia Emigracionit Shqiptar”;
“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”;
“Partia Komuniste e Shqipërisë”
“Partia Ora e Shqipërisë”
“Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
Partia “Nisma Thurje”;
Partia “Lëvizja Bashkë”;
Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
Partia “Ardhmërija Shqiptar
Në katër bashki, kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për anëtarë të këshillit bashkiak do të renditen në fund të fletës së votimit si më poshtë vijon:
Bashkia Kurbin, Diogjen Kolici dhe Rinaldo Pinoli;
Sipas rezultateve të shortit, renditja e kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, do të jetë si më poshtë vijon:
Bashkia Fushë Arrëz
Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kurbin
Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Lezhë
Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Malësi e Madhe
Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pukë
Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Shkodër
Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Vau i Dejës
Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;
Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;