Java e 28 e Kategorisë Superiore nuk është plotësuar ende me ndeshjet e saj, pasi mungon sfida Kastrioti-Bylis e cila është shtyre për një datë të pacaktuar për shkak të akuzave për kërcënime të gjyqtarëve nga krutanët. Por panorama që kanë dhuruar katër ndeshjet e luajtura, tregon tashmë për një Tiranë e cila po mundohet që të arratiset e vetme drejt titullit. Kampionët në fuqi kanë 2 pikë avantazh ndaj Partizanit që është ndjekësi më i afërt, pasi të kuqtë u ndalën në barazimin 1-1 ndaj Egnatias. Kjo e fundit, ndonëse e shkëputur, vazhdon që të mbetet në garë edhe për titullin pasi ka treguar se ka kapacitetet e duhura për të thumbuar ekipet që ka më lart. Pas krahëve të tyre është edhe Vllaznia, e cila kërkon me çdo kusht Europën, lufta për të cilën me sa duket do të vendoset vetëm në javët e fundit të kampionatit. Më të shkëputura janë skuadrat e tjera në vijim, por të gjitha në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Kastriotin i cili aktualisht mbyll tabelën.

NDESHJET JAVA 28

E diel
Kastrioti-Bylis e shtyrë
Teuta-Laçi 1-2
Vllaznia-Erzeni 3-1

E hënë
Egnatia-Partizani 1-1
Tirana-Kukësi 2-1

Sdfsdfdffsdfffsdsfdsdf

Artikulli paraprakAMBASADORI AMERIKAN NË SERBI: KEMI ARRITUR NË NJË MOMENT KYÇ TË ZBATIMIT TË MARRËVESHJES SË OHRIT MES SERBISË DHE KOSOVËS
Artikulli tjetërZAKONET QË DO T’JU SHPËTOJNË DHËMBËT