SERBIA NJË VEND MË POSHTË SE NE, PORTUGALI E DANIMARKA MË MIRË. Kombëtarja është ngjitur në renditjen e UEFA-s. Kuqezinjtë tani janë të 33-tët, duke u përmirësuar me 2 pozicione nga klasifikimi i muajit dhjetor.

Fitorja 2–1 me Armeninë të dielën e kaluar në Elbasan, ka ndikuar duke bërë që të kalojmë edhe Serbinë. Përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biasi ka 23,041 pikë ose 1,750 më shumë se në dhejtor. Shqipëria ka arritur rezultat më të mirë në krahasim me kundërshtarët në kualifikueset e Euro 2016 gjatë kësaj periudhe. Portugalia është ngjitur me 1 pozicion nga renditja e fundit dhe është e 7-ta. Danimarka nuk ka lëvizur duke qëndruar e 19-ta. Serbia ka zbitur 6 vende më poshtë dhe klasifikohet e 34-ta, ndërsa Armenia është e 37-ta, duke u ngjitur vetëm 1 shkallë. Prej shortit të kualifikuesve të Euro 2016 Shqipëria ndodhet 7 vende më më lart. Rezultatin më të mirë nga 54 federata anëtare të UEFA-s e ka Belgjika, që me 6 vendet e fituara ndodhet e 5-ta. Kreu nuk ka ndryshuar, ku janë Gjermania, Spanja dhe Anglia. Ky klasifikimin mbështet në 3 aktivitetet e fundit të ekipeve përfaqësusese. Kualifikueset dhe faza finale e Euro 2012 ka 20% të pikëve dhe nga 40% të pikëve eliminatoret kualifikueset e faza finale e Kupës së Botës 2014 dhe eliminatoret e Euro 2016.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI NË SFIDËN PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërXHUDO, ORGANIZOHET KUPA VLLAZNIA PËR GRUP MOSHA