Gjykata e posaçme i kërkon SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Gjyqtarja paraprake Fjorala Davidhi ka rënduar pozitën e Beqajt, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i sugjeruar SPAK të ngrejë akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkohë siç bëjnë me dije burime të pranishme në seancë , gjyqtarja paraprake Davidhi ka kërkuar veçim të dosjes dhe vazhdim të hetimeve nga SPAK për të saktësuar rolin e ministrisë së Financave në dosjen e Sterilizimit.
Gjithashtu edhe të hetohet sipas gjyqtares shtetasi italian Umberto Stachini, që është një nga nënkontraktorët e shoqërive.
Gjykata ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhet akt ekspertim për dëmin financiar të shkaktuar nga Sterilizimi, ndërkohë që pritet të japë qëndrimin e tij edhe SPAK pas këtij vendimi.
Ndërkohë, SPAK është shprehur se pranon të ngrejë akuzat siç i sugjeron gjykata, pavarësisht se mendon se akuzat e ngritura prej prokurorisë ishin të drejta.