Forcat Renea, kanë zbarkuar sërish në Shkodër. Burime pranë policisë së shtetit bëjnë me dije se forcat Renea kanë mbërritur në Shkodër këtë të premte, në vijim të operacionit kundër paligjshmërisë për të goditur strukturat kriminale ne vend.

Burime pranë Renea, bëjnë me dije se në fokus të këtij aksioni janë personat me rrezikshmëri të lartë, persona të shpallur në kërkim dhe që i janë shmangur drejtësisë deri tani.

Nuk ka një fokus të qartë për pozicionimin e forcave Renea në Shkodër, por duke iu referuar po të njëjtave burime, aksionet do të jenë të befasishmë ne vende dhe zona ku ka persona të përfshirë në veprimtari kriminale në Shkodër.

Pritet që në orët në vijim të këtë detaje më të hollësishme rreth këtij aksioni të Forcave Renea dhe Policisë së Shkodrës në kryeqendrën e veriut.

Artikulli paraprakARRESTOHEN TRE PERSONA, LËVIZNIN ME MJET TË BLINDUAR DHE TË ARMATOSUR ME PISTOLETA E THIKA
Artikulli tjetërMETA PUBLIKON SPOTIN ANGLISHT PËR ARDIAN DVORANIN: E GJITHA BOTA TË DIJË PËRPJEKJEN E TIJ PËR GRUSHT SHTETI