RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së shpejte dhe Policia e Vendore e Lezhës, zbarkuan mëngjesin e së hënës në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit.Blutë ushtruan kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 5 muajsh.Sipas burimeve, prezenca e policisë në Fushë-Kuqe lidhet me hetimet që po kryhen nga prokuroria e Kurbinit, për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura në zonen e Kurbinit.

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i i punë së forcave të policisë ishin edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të 40-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të këtij viti.

RENEA, FNSH dhe policia e Lezhës kanë qëndruar në zonë për më shumë se 5 orë, ndërsa ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë material me vlerë që mund të shërbejë asaj çfarë mund të ketë ndodhur me Martinaj.

Që prej zhdukjes së tij janë kryer disa veprime hetimore si dhe janë ushtruar kontrolle në disa qytete të shqipërisë, por autoritetet ende nuk kanë një përgjigje se çfarë mund të ketë ndodhur me 40-vjeçarin.Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt erdhi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NISMA “GATUAJ NJË PJATË MË TEPËR”
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË NË MBËSHTETJE TË EKIPIT BESËLIDHJA