Forcat RENEA dhe FNSH kane zhvilluar nje operacion ne lagjen Kiras ne Shkoder. Ka qene nje operacion rutine i forcave RENEA. Nga ky operacion forcat RENEA dhe FNSH kane shoqeruar ne policine e Shkodres tre shtetas te cilet dyshohen per armembajtje pa leje ne banesat e tyre.
Forcat RENEA kane zhvilluar operacionin e tyre per te goditur elemente te rrezikshem kriminal por nuk kane arritur duke shoqeruar tre banore te asaj zone te dyshuar per armembajtje. Tre te shoqeruarit ndodhen ne komisariatin e policise Shkoder duke u marre ne pyetje.