RENEA dhe FNSH zbresin sërish në Shijak. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit,

Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.

Mbrëmjen e kaluar RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri të tij.

Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has. Astrit Avdyli u la në burg si truri i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt BE, ndërsa u lirua një prej vëllezërve, Flamur Avdyli.

Ndërsa nga përgjimet e Prokurorisë del se grupi i Shijakut ka qenë i lidhur me bashkëpunëtorë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë.

Artikulli paraprakEKSPLOZIV MAKINËS SË ADMINISTRATORIT TË FARKËS, AUTORËT NË KËRKIM
Artikulli tjetërPROKURORI QË KËRKOI BURG PËR METËN NË VETING, JA PASURIA