Shoqata e eksportuesve shqiptar “Pro Eksport Albania PEA” ngritën rrezikun që mund të pësojnë shumë shpejt sektorët prodhues të ekonomisë shqiptare si shkak i zhvleftësimit të euros e cila ka pësuar rënie drastike. Me qindra punonjës në fillim të vitit të ardhshëm mund të mbesin të papunë në rast se qeveria shqiptare nuk ndërmerr masa konkrete shprehet kreu i shoqatës Edvin Prençe.

Koordinatori i shoqatës së eksporteve Florjan Zekaj thotë se të rrezikuar bashkë me fasoneritë janë gjithë sektorët e tjerë të prodhimtarisë.

Edi Teli një prej pronarëve të fasonerisë që ushtron këtë aktivitet prej 30 vitesh tregon se vetëm kohët e fundit janë tri fasoneri që kanë falimentuar në Shkodër.

Ndryshe mendojnë dy pronarë të tjerë të fasonerive Gjergj Leqejza dhe Gjovalin Shtjefni të cilët kërkojnë që të vetëorganizohen për t’i kërkuar qeverisë disa pika konkrete.
Eksportuesit mendojnë se kompanitë e huaja që furnizohen në Shqipëri mund të largohen drejt vendeve të tjera për shkak të kostove të rritura që kanë prodhuesit shqiptar si shkak i rënies së euros në nivelet më të ulta që ka qenë ndonjëherë.

 

Artikulli paraprak20 MIJË HYRJE – DALJE NË MURIQAN
Artikulli tjetërPËRKEQËSOHET SITUATA NË URËN E ZOGUT