Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka kërkuar falje pasi shërbimet e tij të mediave sociale u ndërprenë për gati gjashtë orë pasditen e djeshme duke prekur më shumë se 3.5 miliardë përdorues në të gjithë botën.

” Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer.

“Më falni pasi e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar në kontakt me njerëzit tuaj të dashur”, shkroi miliarderi, duke provokuar komente të forta.

Përpjekja për t’i rikthyer atë në internet përfundoi me sukses rreth orës 22:00.

Zuckenberg humbi 7 miliardë dollarë në asete personale, sipas  vlerësimeve të Forbes. Për orë të tëra, miliarda njerëz potencialisht e gjetën veten pa mjetet e mediave sociale në të cilat mbështeteshin për të mbajtur kontakte me miqtë dhe familjen.

Kompania tha në një postim të hënën, “Ndërprerja më e madhe që kemi parë ndonjëherë në Downdetector me mbi 10.6 milion raporte problemesh nga e gjithë bota.”

SHBA-ja udhëhoqi në numrin e raporteve për shërbime të ndërprera prej më shumë se 1.7 milion, e ndjekur nga Gjermania me 1.3 milion raporte dhe Hollanda me 915,000 raporte.

Artikulli paraprakPASOJAT E COVID-19 I MORË JETËN, MESAZHI PREKËS I MOTRËS SË KOSTA GRILLOS: LUTESHA ÇDO NATË
Artikulli tjetërMETA PRET KRYETAREN E OSBE-SË: PËRPJEKJE DHE ANGAZHIM …