Ditët e fundit një publikim referuar INSTAT për rënien e numrit të studentëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” krijoi një imazh jo të mirë për këtë universitet. Anëtari i senatit të këtij universiteti, pedagogu Arben Prendi thotë se e gjithë kjo zhurmë është një mjegull për të goditur universitetin e Shkodrës. Rënia e numrit të studentëve është shqetësusese në të gjitha universitetet e Shqipërisë shprehet pedagogu Prendi ndërsa thotë se faktorët janë të shumtë por kryesisht është emigrimi ndërsa fton studentët që të regjistrohen në universitetin e Shkodrës për vitin e ri akademik…
Ndërkohë degët e mësuesisë vijojnë të jenë të goditura nga mesatarja e vendosur shprehet anëtari i senatit Prendi ndërsa thotë se Parlamentit të ri do t’i bëjnë një propozim për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë i cili është pengues….
Në universitetin e Shkodrës vijon faza e regjistrimeve të studentëve ndërsa llogaritë për numrin e tyre do të bëhen vetëm pas dhjetorit kur edhe përfundon fazat e fundit ndërsa ky universitet mirëpret të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vijojnë studimet aty.