Në shkollat e Shqipërisë aktualisht bëjnë pjesë 32 mijë mësues, po aq sa kanë qenë para afro 10 viteve. Ndërkohë që numri i mësuesve është i njëjtë në shkollat publike nga ana tjetër numri i nxënësve në këto 10 vite ka rënë ndjeshëm. Vazhdimësia duke e zymtë për një pjesë të mësuesve, kryesisht në zonat rurale për shkak të emgrimit të familjeve. Kryetari i sindikatës së arsimit në Shkodër Arian Peraj thotë se deri më tani mësuesit janë mbajtur me sforco në punë me ndërhyrjen edhe të sindikatës ndërsa vazhdimësia është gjithnjë e dyshimtë.
Ajo që duhet të bëjë shteti shqiptar është që të rrisë buxhetin për arsimin që aktualisht është shumë i ulët sipas sindikatës së arsimit.
Pak kohë më parë Sindikata e arsimit në Shqipëri ka nënshkruar kontratën e re me Ministrinë e Arsimit e cila është e vlefshme deri në vitin 2027. Për herë të parë janë arritur të plotësohen disa pika të rëndësishme në favor të mësuesve shqiptar. Sindikata e arsimit ka në përbërjen e saj rreth 24 mijë mësues nga 32 mijë që janë në total. Në Shkodër nga 1200 mësues, aktualisht rreth 700 janë pjesë e sindikatës së arsimit ndërsa 500 të tjerë kanë preferuar që të mos firmosin.