Pas renies se Vllaznise dy jave me pare nga Kategoria Superiore e futbollit shqiptar, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakes Voltana Ademi,njekohesisht dhe presidente e K.F.Vllaznia.Permes nje postimi ne faqen e saj zyrtare ne facebook, Ademi ka kerkuar ndjese dhe ka theksuar angazhimin e saj per ringritjen e Vllaznise.
Ja postimi i saj ne Facebook:Mbi angazhimin tim personal dhe institucional per situaten ne klubin e futbollit Vllaznia
E vetdijshme maksimalisht per situaten delikate qe po kalojne tifozet dhe futbolldashesit shkodrane, dhe jo vetem ata per mosarritjen e objektivit per të qendruar ne Kategorine Superiore, si kryetare e Bashkise se Shkodres dua te siguroj te gjithe qytetaret qe prej dy javësh po behet nje analize e thelle dhe me pergjegjesite konkrete per gjithsecilin.
Paralelisht nje grup pune po punon per mbylljen e dokumentacionit te vleresimit te privatizimit.
Ky eshte nje moment jo i mire per te gjithe ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por nje analize e thelle dhe nje alternative per nje zgjidhje perfundimtare. Angazhimi im si Kryetare e Bashkise se Shkodres nuk ka munguar dhe nuk do te mungoje ne asnje moment per te rikthyer skuadren tone ne eliten e futbollit shqiptar.
Respekt per cdo tifoz, per te gjithe ata qe jane thyer ne zemer. I mirekuptoj te gjithe, perfshire edhe me radikalet karshi Voltanes dhe njeheresh i garantoj qe angazhimi mbetet i jashtezakonshem per te gjetur forcen dhe per te nisur nje rruge të re.