Efektivja e forcave të armatosura shqiptare, Zarife Hasanaj, humbi jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi në Facebook shpreh ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur.

Ne nderojmë sakrificën e saj”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Artikulli paraprakVODHI DUHAN NE NAPOLI, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërSHOQËROHEN 10 PERSONA PËR TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE, MES TYRE NËNDREJTORI I SPITALIT NE SARANDE