“Është i domosdoshëm një koalicion më i gjerë për të shkatërruar ISIS”, ka deklaruar kryeministri italian Matteo Renzi gjatë vizitës së tij në Paris ku u takua me Presidentin francez Hollande.

“Duhet ,-tha ai – një bashkëpunim më i madh mes forcave të shërbimeve të inteligjencës së vendeve Europiane. Më 13 Nëntor u krye një atentat jo vetëm kundër Francës e kundër Europës, por kundër tërë njerëzimit.” “Për të luftuar terrorizmin, tha kryeministri italian, duhet të luftojmë frikën, pa humbur identitetin tonë humanizmin tonë.” Italia konfirmon impenjimet e saj diplomatike përkrah komunitetit Europian, Francës e të gjithë komunitetit të koalicionit. “Ndjekim me mjaft interes, tha Renzi, procesin e Vienës mbi atë cka mund të arrij në cështjen siriane e shpresojmë që kjo dritare e hapur diplomatike të kontribojë dhe në situatën në Libi.” “Kundër terrorrizmit, përfundoi Renzi, duhet një impenjim kultural e vlerat tona janë me të forta se barbaria e tyre”

Artikulli paraprakADA, PJETRI: TRAJNERI KULLI PËR TË PËRMIRËSUAR EKIPIN
Artikulli tjetërKËSHILLI I BASHKISË, MIRATON BURSAT PËR NXËNËSIT DHE STUDENTËT