Reperi i famshëm kanadez Drake ka dhuruar 1 milionë Dollarë njerëzve të ndryshme në Majemi. Ai ka publikuar videoklipin e tij më të fundit të titulluar “God’s plan” ku shfaqet duke dhuruar para dhe lodra familjeve të ndryshme.

Shumë nga paratë ai i ka depozituar në qendrat e ndryshme sociale. 31-vjeçari u shpreh para publikimit të videos, se kjo është gjëja më e rëndësishme që ai ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij.

Drake gjithashtu u ka thënë të gjithë fansave të tij në rrjete sociale, se “në këtë botë të egër duhet të dalim jashtë dhe të falim dashuri dhe mirësjellje”. Ndërkohë, videoklipi ka marrë miliona klikime dhe kënga “god’s plan” gjendet në krye të listës muzikore të 100 këngëve më të mira në “Billboard”.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 18 SHKURT
Artikulli tjetër“DAILY MAIL” NGATËRRON PAVARËSINË E KOSOVËS ME TË UKRAINËS