Statusi i plotë në Facebook i Rudi Gegës:
“Du te bej nje sqarim ose rrefim te sinqerte per nigjuesit dhe njohesit e rrepit e vecanerisht nigjusin me dy pare mend ne koke. E bej per hir te etikes ne krijim dhe se vertetes. Kur naj njeri tek-tuk komentoi ose me tha ne inbox per ngjashmerine mes meje dhe Unikkatilit, nuk i vura shume rendesi pasi nuk e kam kompleks e as turp nga ngjashmeria. Do rendis disa pika me poshte ne lidhje me kete: 1) si fillim du te them qe e konsideroj Viktorin rrepist super te talentum dhe kam rrespekt pafund per punen e tij. I kam nigju kanget kryesore por jo te gjitha kenget e tij. Eshte shume i qarte dhe i forte. 2) Si shkodran, une ashtu e interpretoj gegnishten kur interpretoj me rebelim dhe kercenueshem dhe jam krejt i natyrshem aty. Po te degjoni ” Tipa si puna jone” (2005) do e kuptoni ca them. Po te bej 10 kange tjera gegnisht te eger, prap ne ate stil dalin e une duhet te sforcohem me e ndryshu. Me tha njeri ne inbox qe Viktori ka perdor fjalet “orator” ” elokuent” para teje dhe i thashe shkurt: po ta dija nuk do i kisha perdor edhe pse ato jane fjale te shqipes qe mund ti perdor gjithkush sepse jane fjale e jo rrima. Mirpo mbreme dikush me coi ne inbox 2 kenge te Viktorit ku thonte: merrni fjalet e mia dhe i vendosni ndryshe dhe kengen tjeter ku ai kishte fol per veten si intelektual, orator, elokuent dhe kishte prek pak fene ne te njejten rrepture. Aty kuptova ngjashmerine dhe u zuna ngusht e pranoj. Qesha me siklet me veten pasi kuptova qe mund ta kene vu re edhe miq te tjere te cilet nuk duan te ma thone nga sikleti:) Po ju them qe eshte nje rastesi e pabesueshme ajo ngjashmeri. 3) ata qe me njohin, ata qe kane ndjekur kenget e mia te fillimit 2000-2005, ata qe kane ndjekur statuset e mia ne fb e dine qe mua nuk me mungon fjalori. Une si rrepist gjithmone textet dhe fjalorin i kam pas pika te forta. Fatmiresisht i kam kenget e vjetra ne youtube dhe kushdo mund te kuptoje qe une kam shkru texte per shume tema te ndryshme. Madje kam shkru shume texte per te tjere. Me shume se 100 texte. Do ishte e pafalshme per nje djale te lexuar si une ti merrja fjalet te nje rrepist tjeter shqiptar. 4) Do ishte budallallek dhe qesharake qe une pas 10 vitesh pushim te dilja me dijenine time kaq mendjelehte tu i marr fjalen dhe idene Viktorit qe e degjojne mijra vete dhe te shpresoja qe nuk do vehet re. Jo, nuk do e beja kurre por tani e kam mbyll ate kenge e skam si e nderroj ate pjese texti. 5) nese do i kisha degjuar ato dy kenge te tijat, do ishte paftyresi e madhe per mu ti them tjerve ne text: rrimat e mia ke kopju nderkohe qe do merrja te Viktorit. Nuk jam aq i pandershem dhe hipokrit. Mu me ka ba pershtypje vete qe si ka mundesi qe kam perzgjedh te njejta fjale e qe kam mendu pothuajse njelloj ne ate pjese. Perfundimisht, dua te them qe eshte rastesi shume e habitshme dhe nuk e ndryshoj dot tashme ate pjese texti. Me sinqeritet dhe me ndjenje faji, Rudi.”
/ Star Plus TV /