Replikat me Tahirin, Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka vendosur shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm, Ilir Marko. Vendimi i kreut të qeverisë është ndërmarrë me motivacionin “për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe shkelje të normave elementare të komunikimit publik”. Ilir Marko ka replikuar me Saimir Tahirin pas deklaratës së tij drejtuar Ilir Metës dhe LSI-së, ku sulmet e kësaj force politike i konsideronte “baltë ndaj emrit të tij”. Vetë reagimi i Tahirit përmes rrjeteve sociale mbërriti pas një deklarate të LSI-së, që akuzonte se po “bliheshin votat në Vorë”.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE TIRANE, PLAGOSET NJË POLIC RRUGOR
Artikulli tjetërMORËN 32 KG KANABIS NË SHQIPËRI, ARRESTOHEN ITALIANI DHE SHQIPTARI