Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me kryetaren e komisionit të Inceneratorëve, Jorida Tabakun. Rama ka thënë se nuk ka lidhje se sa vite një qeveri është në pushtet, por nga individi nëse është i përfshirë në afera.

Më pas, biseda u katapultua te ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri Saimir Tahiri, ku palët thanë nëse ndiheshin krenar për veprimtarinë e tyre.

Tabaku: Me shumë mundësi, pushteti, ashtu siç e thatë, në 8 vite, 9 vite, besoj se e bëj këtë pyetje me të drejtë. Pavarësisht kompetencës me prokurorinë, pyetjen ua bëra ju. Akuzat për grup të strukturuar kriminal, mund të jenë të rënda.

Rama: Jo. Kjo është kulmi. Kjo do të trajtohet në gjykatat e vendit pas hetimit. Meqenëse e hapët pak krahun, unë nuk thash 8 apo 9 vite. Ju thatë që u tregova modest, jo ishin disa që i solli miku im.

Basha disa muaj, e ata sikur kishin 18 vite. Kjo është çështje sa e mban përballë tundimit. S’ka lidhje me vitet. Njeriu ose është ose nuk është.

Tabaku: Të mos përmenden persona të tjerë

Rama: Po ti po përmend atë që është në burg dhe nuk të thash gjë. Nuk thash që Luli ka marrë lekë me ata që morën lekë për 18 muaj, nuk e thash. Të thash që jam krenar për këto vepra. Sesi mund të jesh krenar për një njeri që në një moment të caktuar del me hije, pyet kryetarin e partisë tënde për krenarinë që ka për Sali Berishën.

Tabaku: E kishit thërritur në komision, por nuk e donin. Mos m’u drejto me mi, por me respekt.

Rama: Mi thash?

Tabaku: Po më the më le mbaro mi!

Rama: Mi thash, ndjesë, nuk e përdor, por më mos më ndërprit të lutem shumë. Pyet Bashën dhe i thuaj si të jesh krenar për Berishën…

Tabaku: Me qetësi… Unë s’po përmend gjë tjetër veç përgjegjësive të qeverisë.

Rama: Saimir Tahirin shokun e klasës, e sollët ju, është në objekt hetimi Saimir Tahiri. Nuk ka problem, nuk thash pse e solle, por më lini të jap përgjigje. Nuk ka si ata 8 vite, 8 muaj, kush është bishti i qenit ka bishtin e qenit. Edhe për Tahirin e them hapur prapë. Jam krenar që punën që ka bërë Tahiri dhe punën ka bërë me mua, nuk futen fare për ato që ai ka hyrë në akuza dhe për çfarë një ministër bën jashtë kuadrit me marrëdhënieve me mua të detyrave që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale që çke me atë punë.

Çupi: Të gjithë po i hedh…

Rama: Kë po hedh? Po ti hodhe Kreshnikun e madh e nuk po thotë gjë, ti hoqe Sali Berishën sikur të mos jetë askushi e nuk po thotë kush e hodhi. Ti hodhe Berishën që të ngriti.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 23.02.2022
Artikulli tjetërRAMA FLET PËR LIDHJEN E VEÇANTË ME SHKODRËN, DEPUTETI I PD, BUSHATI: PO TA BËJ NJË PYETJE TË FUNDIT NË GJUHËN E GJYSHES TËNDE…