Një gazetar sirian që nuk vrapon drejt lajmit por drejt një fëmijë i cili u plagos nga një sulm kamikaz në Alepo. Gazetari i ri me fëmijën në krah vrapon drejt ambulancës që ta shpëtonte.
Në një moment tjetër 23 vjeçari ulet në gjunjë duke qarë. Këto janë dy fotot që po bëjnë xhiron e botës Shpërthimi ndodhi të shtunën e kaluar. Abd Alkader Habak ndodhej në Alepo për të bërë një raportim mbi ardhjen e civilëve nga Foua dhe Kefraya, dy fshatra sirianë të cilët janë të rrethuar nga militantët anti-Assand. Një kamikaz hedh në erë autobuzin me civilë ku mbeten të vrarë 126 persona, midis tyre 68 ishin fëmijë.
Gazetari tha se kishte parë shumë fëmijë të vdisnin gjatë sulmit me gas më 4 prill, por nuk kishte arritur dot në kohë, dhe nuk kishte shpëtuar dot asnjërin prej tyre. “Këtë herë kam shpëtuar një jetë, fati deshi që unë të ndodhesha aty. Nuk ndihem një hero, por ndonjëherë duhet të ndihmosh në vend që të bësh foto”- ka thënë ai në një intervistë për Repubblica.