Republika e vjetër është komplot politik. “Ne me bukë, ti me gurë”, Basha-Ramës: S’lahet mjalti me shëllirë

Republika e vjetër është komplot politik Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me demokristianët në çadrën e ngritur para kryeministrisë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama për faturën e energjisë. Kur para pak ditësh Rama tha se Basha paguan më pak për energjinë, kreu i PD-së u shpreh se ai nuk gënjen por se njerëzit e kategorisë së tij paguajnë më pak, ndërsa 75 % e popullsisë paguan më shumë. “Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët dhe këtu tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë elektrike. Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë se është ulur. Nxjerr faturën time thotë paguan më pak, nuk gënjen. Kjo është e vërtetë, sepse njerëzve të kategorisë sime, që janë 25% e popullsisë paguajnë më pak ndërsa 75% e popullsisë paguan më shumë. Nga ana tjetër Basha vijoi me akuza ndaj qeverisë dhe u shpreh se nuk do ndalet deri në realizimin e kauzës së opozitës. “Sapo u ktheva nga një udhëtim i shkurtër 6 orësh në funksion të fitores sonë të pashmangshme. Më lejoni të ndaj me ju disa lajme të mira e të gëzueshme mbi fuqizimin e përpjekjes kombëtare për republikën e re por nja dy fjalë për aktualitetin do t’i them se i ndoqa. Ça është republika e vjetër? Është një komplot politik me qëllim mbrojtjen e komplotit ekonomik. Është një teatër me kukulla, me maska e fasada qëllimi i të cilës është të maskojë vjedhjen e shqiptarëve. Demokracia fasadë është një qeveri kriminelësh që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë sepse përmes abuzimit vjedh xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha. “Ne me bukë, ti me gurë”, Basha-Ramës: S’lahet mjalti me shëllirë Pas një postimi nga kryeministrit Rama ku shkruhej: “Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”, ka ardhur edhe reagimi i Bashës. “Sa për thënien “Ti me bukë e ne me gurë, po të them që mjalti nuk lahet me shëllirë, ka vetëm një rrugë që mos ta hash të gjithën vet, t’i bashkohesh një pakti që i largohet Republikës së vjetër, i grushtit të kriminelëve dhe t’i pajtohesh axhendës së interesit qytetar. Republika e Re po vjen, është e ndershme. Republikë e Re do të thotë që në kushtet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, vetëm përmes një qeverie teknike që i garanton ato, sovrani do të vendosë me votë të lirë,” tha Basha.

Artikulli paraprakDËNOHEN ME GJYSMË SHEKULLI BURG TRAFIKANTET E DROGËS
Artikulli tjetërPRESIDENTI, PS-LSI DJEGIN RAUNDIN E PARË, PRESIN KONSENSUS NGA PD