Fusha sportive “Reshit Rusi” është duke shkuar drejt liçensimit nga ana e Fedeartës Shqiptare të Futbollit. Vëzhguesit e Federatës kanë qenë të pranishëm në fushën “Reshit Rusi” ku kanë inspektuar punimet e realizuara deri tani. Vëzghuesit nuk kanë të drejtë të japin asnjë konkluzion, por do të raportojnë pranë komisionit në Federatë e më pas do të merren parasysh punimet e realizuara nga komisioni.

Por Star Plus arrinë të mësojë dhe nga drejtuesit e skuadrës, se deri tani janë plotësuar të gjitha kushtet, duke mos patur asnjë problem serioz për mos zhvillimin e ndeshjeve të ekipit të Vllaznisë. Vllaznia ka plotësuar të gjitha kushtet, ku janë lënë tre gjëra shtesë për tu realizuar. E para kërkëese është shtrimi i rrugës hyrëse të fushës “Reshit Rusi” me asfalt. Kjo natyrisht mund të marrë pak kohë pasi realizohet me tender të Bashkisë. Ndëkrohë porosi është lënë një rrjetë që do të vendoset tek tifozët gjë që realizohet brënda dy ditësh. Po ashtu është kërkuar dhe ngritja e disa platformave për mediat që do të transmetojnë live ndeshjet e Vllaznisë dhe kjo një kërkëse që realizohet për pak ditë. Pra duke marrë parasysh dhe kërkesat e reja, që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me kushtet e zhvillimit të ndeshjes, pasi tashmë janë realizuar të gjitha, shanset që fusha “Reshit Rusi” të liçensohet janë të mëdha. Tashmë mbetet për t’u pritur vetëm vendimi i komisionit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Artikulli paraprakLIDERËT E BALLKANIT DHE EUROPËS NË PËRBALLJEN E FUTBOLLIT
Artikulli tjetërAUTOSTRADA DURRËS -PRISHTINË – NISH, ZBUT ARMIQËSITË NË RAJON