Reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatë natës së kaluar duke shkaktuar rrëshqitje dherash në zonat veriore. Autoriteti Rrugor Shqiptar I ka bërë thirrje shoferë që të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore.

Njoftimi:

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12

Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Artikulli paraprak1000 HEKTARË TOKË E PËRMBYTUR NË SHKODËR, OBOTI PA DRITA DHE PA UJË
Artikulli tjetërSTAR TREND – 19.01.2023