Pothuajse e gjithë Shqipëria do të përfshihet që ditën e nesërme nga temperaturat e ulëta, stuhitë e erës dhe reshjet e borës. Shkurti është futur me temperatura relativisaht të larta në ditët e para, deri në 19 gradë. Ajo që pritet është një ndryshim i situatës duke filluar që nga mesdita e 4 shkurtit, me futjen e masave ajrore të cilat vijnë nga Poli i Veriut drejt Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Parashikohet që mbrëmja e 4 shkurtit dhe mëngjesi i 5 shkurtit të jenë edhe më të ndjeshëm me rënie drastike të temperaturave. Këto masa ajrore pritet të qëndrojnë gati një javë. Sinoptikanët presin që të kemi edhe një paqëndrueshmëri të motit. 90% e territorit do ketë reshje bore, ku më problematike situata do paraqitet në zonat lindore, kryesisht në verilindje,

ku pritet që në zona të thella të kemi dhe 40-50 cm borë, ndërkohë pjesa tjetër e territorit, përfshirë edhe zonën e ulët pritet që të shikohen flokë bore dhe në sasi më të pakta. Kjo javë sipas sinoptikanëve pritet që të shënojë temperaturat më të ulëta deri më tani në dimër. Janari ka qenë një muaj i ngrohtë por tanimi pritet që vlerat minimale të ulen deri në -9 ose -10 gradfë në zonat verilindore e juglindore, në zonat e thella mund të jenë edhe më të ulëta.

Megjithëse pjesa e parë e shkurtit do jetë me ditë të acarta dimri, parashikohet që pjesa e dytë të jetë disi më e ngrohtë. Dita e enjte dhe dita e premte, dy ditët më të ftohta të javës dhe më pas kemi një rritje të lehtë në fundjavë.

Këto masa ajrore që vijnë drejtpërdrejt nga Poli i Veriut përfshijnë gjithë rajonin dhe nuk do jetë vetëm Shqipëria. Sipas sinoptikanëve problematike mbetet era për gati 3 ditë me një shpejtësi relativisht të fuqishme, sidomos në bregdet. Më problem pritet që të jenë zonat malore te Shkodrës dhe qytete si Kukësi, Puka apo Bulqiza bashkë me juglindjen tregojnë metereologët.

Artikulli paraprakMIRDITË, FA NDËRTOJNË NJË URË “BAILEY” MBI LUMIN FAN
Artikulli tjetërVDES NË BURG, I DËNUARI ME BURGIM TË PËRJETSHËM,AVOKATI:ISHTE I SËMURË,FAMILJA: E VRAU SHTETI