Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e rrugëve, për shkak të motit të keq. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ARRSH thekson se në akset ku ka prezencë dëbore, në Tropojë, Kukës, Korçë, është hedhur kripë.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C. Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

 

Artikulli paraprakBILANCI NË VEND/ DYFISHOHEN RASTET E REJA ME COVID-19 DHE RRITET NUMRI I VIKTIMAVE
Artikulli tjetërHARRUAN MIKROFONAT NDEZUR, GAZETARËT AUSTRALIANË SHPËRTHEJNË NË SHARJE NDAJ DJOKOVIC