Shkodra e ka pritur Lindjen e Krishtit këtë vit e zbardhur.

Në Bogë të Shkodrës, reshjet e dëborës kanë qenë të dendura dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave. Dëborë ka rënë në zonat malore, ku temperaturat kanë qenë poshtë zeros.

Mësohet se në qafën e Thorës në Shkodër, trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetër, dhe ky aks është i pakalueshëm, duke bllokuar kështu hyrjen për në Theth. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Probleme me reshjet e dëborës ka patur edhe në Korçë, por po punohet për pastrimin e të gjitha rrugëve që janë të mbuluara nga dëbora.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN MAKINA,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërERËRAT E FORTA, BIE PEMA DHE VRET NJË PERSON