Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior. ARRSH njofton se ka pasur reshje dëbore në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth.

Megjithatë qarkullimi kryhet pa probleme dhe kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH bën thirrje që shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, LAJÇAK DHE ESCOBAR SOT NË BEOGRAD PRITET TË TAKOJNË VUÇIÇ
Artikulli tjetërUKSH NDËRHYN NË SHESHIN PËRPARA TEATRIT