Moti i keq ka prekur pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku ka shkakuar disa probleme lëvizjeje në disa zona.
Në qarkun e Dibrës ka patur reshje të dendura dëbore me trashesi afërsisht 30 cm që kanë bllokuar disa njësi.
Gjatë natës, edhe qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës.
Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë nuk ka probleme, ndërsa në disa akse të tjera lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.