Moti do të jetë me kthjellime në zonën Veriperëndimore ndërsa në zonën qendrore dhe Jug vranësirat do të jenë të dendura duke rikthyer reshjet e shiut në brigjet e detit Jon gjatë pasdites dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Juglindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/7°C
Zonat e ulëta 5/15°C
Zonat bregdetare 9/16°C