Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat prej orëve të mesditës vijnë në dendësim në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, të cilat nisin prej orëve të mesditës në qarqet e jugut. Më pas reshjet me intensitet të ulët shtrihen në të gjithë territorin. Në jug gradualisht me intensitet mesatar. Në mbrëmje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jug 10m/sek,pergjate vijes bregdetare ere me rrahje deri ne 15m/sek. Valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Artikulli paraprakKRIZA POLITIKE, ALEATËT E BASHËS MBËRRIJNË NË PRESIDENCË, KRYEMADHI ÇON VASILIN
Artikulli tjetërMETA: SITUATA KRITIKE, S’DO LEJOJ QË KUSHTETUESJA TË BËHET NJË KQZ PALAÇO