Temperaturat kanë shënuar pikun e tyre në javën që lam pas ku u raportua deri në 43 grad% celcius.
Këtë javë priten rënie të temperaturave, të shoqëruara edhe me reshje shiu.Gjithashtu, pritet të ketë shtrëngata të shoqëruara me breshër.
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton mbi motin në fundjavë:
‘Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskët, për shkak të tërheqes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.Orët me diell nuk do të mungojnë.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Përjashtim bënë dita e Premte ku moti pritet të jetë i kthjellë e me vranësira të pakta deri në mesatar nga orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.
Era me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera –herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-3 ballë.’