Ka nisur me reshje shiu kjo e shtunë, që do të vijojnë deri në orët e vona të pasdites. Sipas “MeteoAlb” orët e para të ditës së shtunë do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të pakta, ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke sjellë shira fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Herë pas herë reshjet do jenë në formën e shtrëngatave. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur do kemi intervale me kthjellime dhe pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rënie me të paktën 2 gradë sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakSHKODER, MESAZHI I SHEF SAIMIRIT
Artikulli tjetërUSHTARI SHQIPTAR FESTON 30-VJETORIN NË PËRGATITJE TË DEFENDER 21, PËRLOTET PASI KOLEGËT E SURPRIZOJNË GJATË STËRVITJES