Sipas MeteoAlb, pjesa e paradites mbetet në ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Parashikohet që orët në vijim të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira ne pjesën më të madhe të vendit, por shirat do të jenë të përkohshëm, përjashtim bën zona juglindore e cila dominohet nga vranësira të dendura por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakQUALCOMM DHE MICROSOFT SË BASHKU PËR METAVERSIN
Artikulli tjetërVENDET QË DUHET TË VIZITONI NË VITIN 2022, SHQIPËRIA RENDITET E 10-TA