Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ditën e sotme.
Sipas MeteoAlb vendi ynë duke filluar nga mesnata do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të gjenerojë shira mesatar dhe herë pas here intensiv në zonat perëndimore dhe jugore. Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të mbetet deri orët e vona të pasdites kur parashikohet të ketë intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.