Për ditën e Martë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Artikulli paraprakNJË DITË POZITIVE PËR DASHURINË… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJET NGA PROJEKTI PËR RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLËS “ARBEN BROCI” NË SHKODËR: PJESË E NJË ZINXHIRI VEPRASH NË MBËSHTETJE TË ARSIMIT PROFESIONAL