Sipas MeteoAlb, edhe sot do të vijojnë vranësirat dhe shirat e dobët në pjesën më të madhe të vendin ku më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.

Pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakBASHA PUBLIKON FOTOT NGA TRYEZA PËR REFORMËN TERRITORIALE: FILLIM I MBARË DHE NJË ZOTIM I MBAJTUR NGA PD!
Artikulli tjetërBURSAT EUROPIANE RRITEN, PASI RUSIA TËRHEQ DISA TRUPA QË ISHIN AFËR UKRAINËS