Gjatë paradites i gjithë territori shqiptar paraqitet në ndikimin e motit të vranët dhe kthjellimeve të pakta. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke gjeneruar reshje shiu. Nata ri-kthen sërish kthjellimet në vend.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 16°C.

Era do fryjë e lehtë shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa:

Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, po ashtu gjithë Rajoni i Mesdheut mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndersa Europa Qëndrore vijon në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat, reshjet e dendura të shiut e dëborës shoqëruar me stuhi ere mbizotërojnë në këtë rajon.

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM TURK VIZITON SOT TIRANËN
Artikulli tjetërFSHEHU DY DËNIME NË ZVICËR, KQZ MBLIDHET SOT PËR TË SHQYRTUAR REZULTATET E PROKURORISË PËR KËSHILLTARIN SOCIALIST NË BASHKINË E KAMZËS