Reshjet e dendura atë shiut të rëna ditën e djeshme (14 nëntor) kanë sjell përmbytje në pjesën e Portugalisë jugore.

Në mediat e huaja janë publikuar pamje që tregojnë ujërat e vrullshëm duke përmbytur rrugët dhe shtëpi në Albufeira, të cilët në vetëm pesë minuta reshje shiu u mbuluan nga uji.

Ndërkohë, departamenti i pastrimi, të mbështetur edhe nga pronarët dhe punonjësit e kompanive të prekura ka nisur punë për të larguar ujin nga rrugët.

Për shkak të përmbytjeve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, të cilat do të përcaktohen më mirë pas tërheqjes së ujit.

Po ashtu, përmbytje ka pasur edhe në Moncarapacho, në komunën Olhão, në Silves dhe në qytetin e Faro.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ PËRFSHIN EDHE LEZHËN
Artikulli tjetërU KAP ME RRETH 700 MIJË EURO NË KUFI, PËRFUNDON NË PRANGA 51-VJEÇARI NË SHKODËR