Reshje të dendura shiu, përmbytet sërish Lezha, rrezikohen banesa
Qyteti i Lezhës është përmbytur sërish për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Rrugët dhe blloqet e banimit janë mbuluar nga uji. Ashtu si dhe heret e tjera blloqe e banimit 11 janari dhe oborret e shkollave u përmbyten sërish. Niveli i ujit arriti 40 cm, duke bllokuar hyrjet e pallateve. Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Lezhës përmbytet, pasi sa herë ka reshje të dendura shiu, qyteti mbulohet nga uji. permbytje lezhe