Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) se sot priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur, ndërsa ato do të shoqërohen me shtrëngata.

Përsa i përket rrezikut nga përmbytjet, IGJEUM thotë se janë vendosur shenjat për përmbytje të mundshme nga lumenjtë e vegjël në të gjitha qarqet e vendit.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe paralajmërim në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive. Gjithashtu, janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen dhe me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë.

Në njoftimin e IGJEUM thuhet se , sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të rriten prurjet dhe nivelet në pjesët e larta malore dhe ato fushore, zona e nënshkodrës. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë në fundjavë. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve dhe rrezikut kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C

në vendet e ulëta: 16 / 17 °C

në vendet malore: 11 / 14 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht.

Artikulli paraprakTËRHIQET UJI NË LEZHË, DISA FSHATRA PA ENERGJI PËR SHKAK TË STUHISË
Artikulli tjetërRESHJE TË DENDURA SHIU NË TRE DITËT E ARDHSHME/ MIE: TË GJITHA INSTITUCIONET NË GATISHMËRI