SHËMBJA E URËS, DETYRON BANORËT TË PËRBALLEN ME VËSHTIRËSI.Reshjet e shiut kanë dëmtuar tre ura në Mat, duke lënë të izoluar banorët e rreth 9 fshatrave, dy komunave Baz e Komsi. Por nevojat emergjente të jetës së përditshme i detyrojnë banorët e këtyre fshatrave të vënë në rrezik jetën e tyre, duke gjetur çdo lloj mënyre për të kaluar nëpër këto ura.

Dëmtimi i këtyre urave rrezikon të lërë pa mësim rreth 60% të nxënësve të dy Komunave.Disa prej tyre vënë në rrezik jetën për të shkuar në shkollë, ndërsa të tjerëve u duhet të bëjnë më shumë se një orë rrugë, duke shmangur urat e dëmtuara.Komuna Komsi, premton vetëm masa të përkohshme pasi nuk ka fonde për riparimin e tyre.Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar dëmtime të shumta edhe në rrugët e rrethit të Matit, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të kësaj zone.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/2KrZpT4esf0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA NUK E PRANOI, MUJECI KTHEHET KAMPION
Artikulli tjetërMOTI, LË PA ENERGJI PUKËN