Reshjet qe kane shoqeruar territorin e Qarkut te Shkodres gjate 48 orëve të fundit kanë krijuar probleme në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Përroi Glina në lagjen Kapedan, si shkak i prurjeve të mëdha rrezikon mbi 40 familje në këtë zonë. Nën Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Admir Hasamegaj, është shprehur se kërkohet një ndërhyrje emergjente për riparimin e argjinaturës mbrojtëse të këtij prroi në të kundër këto banesa rrezikohen seriozisht. Përvec rrezikut që i kanoset shtëpive në këtë lagje të Bashkisë Vau Dejës, ka pasur edhe probleme sa i takon shëmbjeve të rrugës në territorin e kësaj bashkie. Situata nuk është aspak normale, ndërkohë që pritet përkeqesimi i saj për shkak të reshjeve që do te jene prezent deri në fund të javes. Apeli i drejtohet emergjencave civile për ndërhyrjen për shmangien një katastrofe të mundshme në këtë zonë.

Artikulli paraprakREKTORI: PRESIM FOND PËR MOBILIMIN TEK NDËRTESA E RE
Artikulli tjetër“TAKOHEMI PËR NJË LIBËR” NË GJIMNAZIN SHEJNAZE JUKA