NJË NGA ARTERIET KRYESORE QË LIDH SHKODRËN ME PJESËN VERIORE TË VENDIT .

Ka qene disa here objekt i kronikave ne media por serish gjendja e saj nuk ka ndryshuar duke e nisur edhe 2011 ne mjerim.
Kjo rruge e cila rendesine e saj e tregoj bindshem me permbytjet qe kaloi qarku i shkodres, ku u be ura e vetme lidhese permes rruges tokesore me Tiranen, vijon te lihet ne harrese.
Instancat perkatese te cilat kane detyrimin per ta mirembajtur e kane leshuar pa duar duke e lene te shtyje ditet ne nje harrese totale,
E pervec amortizimit te tej-skajshem, ketij aksi i shtohet edhe mungesa e sinjalistikes qe me se shumti verehet ne oret e nates.
Ajo ka qene shpesh burim aksidentesh si pasoje edhe e kthesave te shumta qe ka pergjate gjatesise se saj, ndersa mungojne mbrojteset anesore.  Asnje pergjigje zyrtare nuk eshte dhene nga institucionet perkatese per fatin e kesaj rruge qe lidh Shkodren me Gurin e zi dhe komunat perreth.
E jo vetem kaq, por ajo eshte edhe njera nga dy rruget kryesore qe Shkodra ne linje toksore lidhet me pjeset e tjera te vendit, e apo ashtu eshte linja kryesore e lidhjes se Shkodres me rrethet e veriut dhe anasjelltas.

Artikulli paraprakREFORMA, REAGON SHOQATA E KOMUNAVE
Artikulli tjetërGUINESS CUP, MAN. UNITED MPOSHT INTERIN