Vijon monitorimi i situatës në Qarkun Shkodër dhe shkembimi i informacionit me strukturat vendore MC. Po ju dërgojmë informacionin e perditesuar te orës 18:30.

1. Bashkia Shkodër:
– Aksi rrugor Bogë-Theth është i kalueshem, mjetet vijojne punën ne ketë aks rrugor.
– Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh për momentin nuk kanë energji elektrike.

2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në këtë bashki situata paraqitet e stabilizuar.
– Nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës:
– Ne kete bashki po fryen era me shpejtesi të lartë.
– Nuk ka energji elektrike në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë.

4. Bashkia Pukë:
– Situata për Bashkinë Pukë po shkon drejt normalizimit. Reshjet e dëborës kanë pushuar. Vazhdon puna për pastrimin e rrugëve urbane dhe rurale.

5. Bashkia Fushë Arrëz:
– Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata vijon vështirë per shkak te reshjeve te deborës.
– Ne aksin rrugor të Iballes janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë.
– Rruget që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara.
– Vazhdon mungesa me furnizim të energjisë elektrike në disa fshatra. – Momentalisht reshjet e dëbores kanë pushuar.

6. DRV Shkodër:
– Referuar informacioneve të marra nga kontraktorët nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit (DRV) në Shkodër.
– Të gjitha akset rrugore janë pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Nga kjo drejtori apelohet që perdoruesit e automjeteve të përdorin goma dimrore dhe zinxhire në akset rrugore me prezencë te debores, të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë.
– Firmat mirembajtese janë në terren, të organizuar me mjete dhe personel për të perballuar ç’do situatë te mundshme.

Artikulli paraprak“PO MBROJMË NJË KAUZË TË DREJTË”, BERISHA PARALAJMËRON
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 7 AUTOMJETE ME PASAGJERË NË AKSIN PUKË-IBALLË