Gjendja aktuale e akseve kryesore të vendit. Gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.

Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:

Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.

Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes – Bushtrice dhe Kukes – Ura e Zapodit, Qafe Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.

Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen.

Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.

Ne segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit –

Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe.

Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve.

Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire.

Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korce – Kapshtice, qarkullohet me zinxhire. Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter,

Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do te perkeqesohet, do ju njoftojme here pas here per ndryshimin e gjendjeve te akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Artikulli paraprakPESIMIZMI, SHQIPTARËT HEQIN DORË NGA BLERJET E MËDHA
Artikulli tjetërBORA MBULON SHKODRËN, 5 FADROMA PASTROJNË QYTETIN