Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit këtë fundjavë ka bërë që në aksin rrugor Bogë-Theth që lidh Shkodrën me Dukagjinin të ketë sërish reshje bore. Në këtë zonë malore gjatë fundjavës ka patur edhe reshje të dendura shiu por që tashmë janë kthyer në reshje bore…
Ndërkohë menjëherë pas rikthimit të borës në aksin Bogë-Theth janë marrë masat e duhura nga firma e nënkontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për rajonin e veriut për pastrimin e asaj rruge nga bora në mënyrë që automjetet të lëvizin normalisht. Ndërkohë për shkak se pritet që moti të vijojë me temperature të ulta edhe për disa ditë tjera këshillohet që drejtuesit e automjeteve që shkojnë drejt Bogës apo Thethit të kenë makinat e tyre me goma dimri dhe të jenë të paisur me zinxhirë për çdo situatë emergjente momentale si shkak i reshjeve të borës….
Pavarësisht reshjeve të borës të rëna herë pas here këtë dimër, rruga Bogë-Theth por edhe aksi Tamarë-Vermosh në Malësinë e Madhe kanë qëndruar të hapura duke mos i lënë që të bllokohen nga bora dhe ngricat.