Zonat malore të qarkut Shkodër ditët e fundit janë përfshirë nga reshjet e borës. Rruga e Thethit në zonën e Dukagjinit si shkak i borës ka krijuar ngrica duke kërkuar që drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm.
Ndërkohë reshjet e borës kanë zbardhur edhe zonën e Vermoshit dhe Lëpushës në Malësinë e Madhe.
Edhe rruga nga Malësia e Madhe drejt Vermoshit është e hapur momentalisht por ajo që kërkojnë banorët është mirëmbajtja në mënyrë që të mos bllokohet kur reshjet e borës të jenë më të dendura.
Ndërkohë banorët e Lëpushës shpresojnë që numri i turistëve duke qenë se bora tashmë ka nisur të jetë më i lartë se sezonin e kaluar dimëror për të shijuar bukuritë e asaj zone.
Në zonat malore të qarkut Shkodër përveç reshjeve të borës që në ditët në vijim pritet të shtohen, problem shpesh herë mbetet rrëshqitja e dherave. Ajo që kërkohet është që kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve bashkë me emergjencat të jenë në gatishmëri për çfarëdo lloj situate.